Austria Schulnetzwerk

Sporti në Shkollën Austriake

LajmComments Off on Sporti në Shkollën Austriake

Pas një ndërprerjeje të gjatë të aktiviteteve sportive për shkak të pandemisë, shkolla jonë ka rifilluar traditën e saj të mirë në fushën e sportit.
E filluam me marrjen pjesë në aktivitetet sportive të organizuara nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, ku merrnin pjesë të gjitha shkollat e qytetit. Aty Shkolla Austriake bëri një paraqitje shumë të mirë, duke fituar vendin e parë në ping-pong për vajza dhe vendin e tretë në basketboll për djem.
Këtë vit mundëm të shijojmë edhe Ditën e Sportit, me një mot të mirë maji.
Ndërkohë që klasat e 9-vjeçares dolën për ecje, bashkë me mësuesit e tyre, të rriturit e shkollës së mesme mundën të udhëtonin drejt një këndi sportiv dhe të luanin në zhanre të ndyshme sporti. U luajt basketboll, volejboll dhe futboll, mund të provonte veten secili në tenis, shah, badminton dhe frisbi, madje u ndërtua një slackline.
Një ditë e tillë ishte e nevojshme dhe solli shumë gëzim ndër nxënës e mësues.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”