Regjistrime
Informacione
Në shkollën tonë regjistrimet mund të bëhen:
-
- Për klasën e gjashtë të arsimit të detyruar, ku nuk nevojiten njohuri paraprake të gjuhës gjermane.
- Për klasën e nëntë të arsimit të detyruar (njëkohësisht viti i 1-rë i shkollës së mesme për Teknologji Informacioni) kusht është niveli A2 në gjuhën gjermane, njohuri në matematikë dhe në anglisht.
- Tarifë regjistrimi prej vitit shkollor 2024/2025: ALL 5000,- (përveç pagesës vjetore 125.000 Lek).
Kjo tarifë nuk kthehet më!
Dokumentet që nevojiten për regjistrim:
-
- Dëftesë semestrale
- Çertifikatë lindjeje me fotografi
- 2 fotografi të formatit për dokumentacion
- Fatura e pagesës së tarifës së regjistrimit
- Regjistrimet për vitin shkollor 2024/25 zhvillohen nga data 15.04.2024 deri 31.05.2024 në oraret e mëposhtme:
- E hënë – E enjte nga ora 14:00 deri ora 15:00
- E premte nga ora 11:00 deri ora 13:00
- Për provimin i pranimit për klasat e 6-të të shkollës nëntëvjeçare nevojiten njohuri në gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe logjikë.
- Për provimin e pranimit për klasën 9-të të arsimit të detyruar (njëkohësisht viti i parë i shkollës së mesme Teknologji Informacioni) nevojiten njohuri të gjuhës gjermane të nivelit A2 dhe njohuri në lëndët e sipërpërmendura.
- Programet orientuese të nevojshme për përgatitjen para provimeve të pranimit merren në sekretari.
- Nëse fituesit janë më tepër se sa shkolla mund të përballojë, atëherë bëhet seleksionimi i nxënësve sipas pikëve të fituara në provimin e pranimit.
Për regjistrim online, klikoni këtu!