Struktura
Karakteristikat e shkollimit në shkollën tonë
Matura dhe perspektivat
Objektivat arsimore në klasën e 8 dhe 9
Objektivat arsimore për shkollën e mesme (klasa 10 deri 13)
Mësimi në klasat 6-të deri 9-të bazohet në programin mësimor dhe në tabelën e lëndëve të shkollave 9-vjeçare në Shqipëri. Përveç kësaj, nxënësit kanë në programin e tyre mësimor edhe mësim intensiv të gjuhës gjermane (deri në nivelin A2), në mënyrë që ata të përgatiten për shkollën e mesme, ku mësimi zhvillohet nga mësues austriakë në gjuhën gjermane.
Mësimi në klasë të nëntë bazohet po ashtu në programin mësimor të shkollave nëntëvjeçare në Shqipëri. Nxënësit kanë në programin e tyre mësimor edhe lëndë si: gjuhë gjermane, qytetari dhe disa lëndë informatike në gjuhën gjermane. Ata përftojnë njohuri të gjuhës gjermane të nivelit B1 (shih „Drejtimi i formimit“).
Nxënësit arrijnë një formim të përgjithshëm me baza të forta, shoqëruar me zotërimin shumë të mirë të dy gjuhëve të huaja. Gjuha është mbartëse e kulturës, mjet komunikimi dhe element i transportimit të dijes në brezat e të ardhmes. Në fund të klasës së nëntë, nxënësit i nënshtrohen provimeve të lirimit.
Për t’u pranuar në klasën e dhjetë, nxënësit duhet të kenë së paku notën „6“ në lëndët kryesore (shih „Drejtimi i formimit“).
Plani mësimor i Shkollës Austriake „Peter Mahringer“ bazohet në planin mësimor të shkollës së mesme të lartë për „Teknologji Informacioni“.
Në Austri frekuentojnë rreth 71% e nxënësve shkolla të tilla, ku përftohet profesion. Këto shkolla ofrojnë një formim të shkëlqyer të përgjithshëm dhe profesional. Vetëm 22% e tyre shkojnë në gjimnaze të pëgjithshme.
Bazat për përgatitjen e mirë krijohen përmes formimit të shkëlqyer në teori dhe praktikë nga mësues të kualifikuar. Ndër të tjera, nxënësit përftojnë një formim të përgjithshëm të shkëlqyer dhe njohuri të mira në gjuhë të huaja, të cilat mundësojnë një pjesëmarrje aktive në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore, si dhe aftësi të gjithanshme për përdorimin e teknologjisë moderne të komunikimit, të cilat janë një pjesë e pandarë e tregut modern të punës.
Të menduarit dhe vepruarit e pavarur si dhe aftësia për të punuar në grup janë baza për një veprimtari efikase dhe aftësi në drejtim.
Një formim i tillë, i kombinuar me praktikën, është një përgatitje e mirë për aftësitë menaxhuese edhe sociale dhe nxënësit aftësohen të jenë drejtues në kompani, zyra dhe institucione publike.
Përmes maturës shqiptare dhe asaj austriake synohet që nxënësit të ndjekin studimet e mëtejshme në një universitet ose shkollë të lartë teknike në Austri, Shqipëri apo në një vend tjetër në Bahkimin Europian.