Austria Schulnetzwerk

Rreth nesh

Përshkrim i përgjithshëm

Në shkollat austriake jashtë Austrisë takohen arsimi, kulturat, gjuhët dhe njerëzit. Ato janë të hapura për fëmijët e vendeve mikpritëse, për austriakët dhe për të tjerë dhe paraqesin një lidhje të pandarë midis elementeve thelbësore të botës arsimore austriake me atë të vendit mikpritës.
Mësimi jepet nga mësues/e austriakë, nga mësues/e të vendit mikpritës dhe nga mësues/e të vendeve të tjera.
Kërkesat kundrejt nxënësve janë të larta, duke qënë se maturat në këto shkolla janë të barazvlefshme me maturat në shkollat austriake.
Pjesa më e madhe e të diplomuarve, pasi mbarojnë shkollën (më se shumti shkollën në vendin e lindjes apo në Austri) janë të angazhuar në pozicione të rëndësishme shkencore, informatike, ekonomike, kulturore dhe sociale në vendin e tyre të lindjes si edhe jashtë tij. Përmes formimit shkollor të gjithanshëm, ata mund të japin një kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet midis Austrisë dhe vendit mikpritës.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”