Austria Schulnetzwerk

Krijimi i klubit të debatit në orën e ekonomisë

LajmComments Off on Krijimi i klubit të debatit në orën e ekonomisë

Shkolla Austriake “Peter Mahringer” ka hedhur një hap inovativ në orën e Ekonomisë, duke krijuar një grup debati. Kjo qasje moderne u aplikua për të përfshirë në diskutime të moderuara të tipit „pro-kundër“ nxënëset dhe nxënësit e klasave 4A dhe 4B. Kjo është një metodë që jo vetëm përmirëson konceptet e tyre mbi termat ekonomikë, por zhvillon të menduarit kritik dhe aftësitë argumentuese.
Diskutimet e grupeve u zhvilluan rreth temave të rëndësishme ekonomike, tema këto që njëkohësisht ngjallin kureshtje si „Kapitalizmi apo Ekonomia e Planit“, „Keynes apo Hayek“ apo „Përparësitë dhe mangësitë e globalizmit“. Përmes këtyre debateve, nxënëset dhe nxënësit u motivuan të bëjnë kërkime të shumta dhe të përgatiten për diskutimet, hapa këto që çuan në të kuptuarin më të thellë të temës.
Rregullat e debatit ishin të qarta dhe u zbatuan me rreptësi falë pranisë së një moderatore apo moderatori. Ky ambient i mirëpërgatitur siguroi diskutime të drejta dhe produktive. Rezultati i këtij debati ishte mbresëlënës: të gjitha nxënëset dhe të gjithë nxënësit kanë përvetësuar në mënyrë të suksesshme temat e planit mësimor përmes pjesëmarrjes aktive dhe përdorimit praktik të njohurive. Kjo metodë mësimore ngjason me modelin “Flipped Classroom”, ku nxënësit udhëzohen se si të kërkojnë në mënyrë të pavarur informacione dhe ku diskutimet në klasë i shërbejnë thellimit të njohurive.
Klubet e diskutimit jo vetëm që kanë ngjallur interes dhe gëzim paraprirës për angazhimet e ardhshme, por u nderuan përmes pjesëmarrjes së drejtuesit të shkollës, Zotit DI Karl Mohr. Përmes vizitës së tij në klasë, ai u bind për nivelin e lartë të njohurive të gjuhës gjermane në diskutimet rreth temave të lëndës Ekonomi dhe e Drejtë.
Krijimi i klubit të debatit është një hap më tej në përmirësimin e metodave pedagogjike për t’i zhvilluar nxënësit drejt dialogut kuptimplotë dhe ne gëzohemi që tani për debatet e tjera në të ardhmen. Shkolla Austriake “Peter Mahringer” ka kënaqësinë të mbështesë mendjet e reja, të cilat në rrugën profesionale që kanë para tyre, jo vetëm që do të kenë njohuri përsa i përket fushës së tyre por do të jenë edhe të artikuluar.

Mag. Gernot Scheffknecht
Edukimi Entrepreneurship
Ekonomi dhe e Drejtë

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”