Shkolla e Lartë Pedagogjike KPH Vjenë-Krems po përpilon për Ministrinë e Arsimit një koncept, i cili do të shërbejë për mbështetjen në fushën e zhvillimit të mëtejshëm nga ana pedagogjike të të gjitha shkollave austriake jashtë Austrisë. Në kuadër të shkëmbimit të ekperiencave, më 25.4.2024 ishte në Shkodër zëvendësrektori Dr. Andreas Weissenbäck, i cili zhvilloi bisedime me drejtorinë e shkollës dhe me mësues. Në këtë udhëtim të parë në Shqipëri, ai pati përshtypje shumë të mira për shkollën tonë.