Austria Schulnetzwerk

Aktivitet sportiv ne Bovillë

LajmComments Off on Aktivitet sportiv ne Bovillë

Me datë 23.03.2024 nxënës të klasave të 11-ta dhe 12-ta zhvilluan një aktivitet sportiv (Hiking dhe MTB Touring) në Bovillë organizuar nga Shoqata Studentore Sporti dhe Rekreacioni në mbështetje të AKR dhe MSHRF.
Nxënësit të shoqëruar nga mësuesit e edukimit fizik dhe të mbështetur nga specialistët sportivë të shoqatës në aktivitet patën mundësi të kalonin një ditë të mrekullueshme me aktivitete të ndryshme sportive si dhe njohuri mbi të ushqyerit e shëndetshëm. Në fund të aktivitetit të gjithë u kujdesën për ambientin duke pastruar zonën përreth.
Duke shpresuar që rinia të ketë mundësi gjithnjë e më shumë për aktivitete sportive, falenderojmë organizuesit për mundësinë e pjesëmarrjes!

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”