Drejtimi i formimit

RRUGA E SHKOLLIMIT DHE PROVIMET PËRFUNDIMTARERruga e shkollimit:Në shkollë mësimi zhvillohet në këto klasa:

Klasa e 7-të, 8-të dhe e 9-të e sistemit 9-vjeçar
Klasa 10-të deri 13-të: shkolla e mesme teknike për Teknologji Informacioni (Formimi i përgjithshëm njësoj si në gjimnaze);

Gjuhët, në të cilat zhvillohet mësimi:

Gjuhë shqipe, gjuhë gjermane, (lënda e gjermanishtes dhe të gjitha lëndët teknike), gjuhë angleze.

Stafi mësimdhënës:

2/3 e stafit mësimdhënës janë austriake, 1/3 janë shqiptarë.

Pranimi në shkollë:

Klasa e 7të dhe e 8-të: nuk kërkohen njohuri të gjuhës gjermane, provim pranimi në lëndët: matematikë, gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze

Klasa e 9-të: kërkohen njohuri të gjuhës gjermane në nivelin A1+, provim pranimi në lëndët: matematikë, gjuhë shqipe, gjuhë angleze dhe gjuhë gjermane.

Shkolla ofron një kurs intensiv të gjuhës gjermane nga muaji prill deri në muajin gusht për të të arritur në nivelin e kërkuar.

Formimi (shih dhe tabelën e lëndëve)

Arsimi 9-vjeçar
Klasa e 8-të: plani mësimor sipas sistemit arsimor shqiptar + mësim intensiv i gjuhës gjermane
Klasa e 9-të: plani mësimor shqiptar + mësim intensiv i gjuhës gjermane
+ 3 lëndë teknike në gjuhën gjermane (teknikë mediatike, praktikë kompiuteri, elektroteknike (sisteme teknike)

Arsimi i mesëm

Klasa e 10të deri 13-të: lëndë nga arsimi i përgjithshëm përbëjnë rreth 48% të orëve mësimore; lëndë teknike rreth 52% e orëve mësimore, nga të cilat rreth gjysma janë orë praktike në laboratore.
Numri i nxënësve në klasë: mësimi në lëndët teknike dhe në gjuhët e huaja zhvillohet në grupe të vogla. Numri maksimal i nxënësve në klasë është 26 (arsimi 9-vjeçar), dhe mesatarisht 20 nxënës (nga klasa 10 deri klasa 13).

Provimet përfundimtare

Klasa e 9: provimet e lirimit
Klasa e 13:
– provimet e maturës shqiptare
– Matura, që është ekuivalente me provimin e maturës dhe punimin e diplomës në Austri. Deftesa është e njohur në Austri dhe në BE.
Përfundimi i shkollës së lartë teknike renditet në nivelin ISCED 5 sipas sipas sistemit të kualifikimit UNESCO dhe qëndron 2 nivele më lart se përfundimi i një gjimnazi (ISCED 3)

E drejta e profesionit

Përfundimi i shkollës është njëkohësisht dhe zotërimi i një zanati dhe nxënësit kanë të drejtë të ushtrojnë profesione në fushën e „ Teknologjisë së Informacionit“.

Studimet

Në Shqipëri: Pranimi në universitetet shqiptare bëhet sipas sistemit të pranimit që ndjekin të gjithë maturantët tjerë.
Në Austri: Diploma ekuivalente me diplomën e maturës austriake i jep të drejtën maturantëve të studjojnë në Austri. Ata janë të përjashtuar nga taksat e studimit për studentët e huaj.

Në BE: Diploma ekuivalente me diplomën e maturës austriake i jep të drejtën maturantëve të studjojnë në vendet e BE-së

Si për Austrinë ashtu dhe për vendet e tjera të BE-së duhen marrë parasysh kushtet specifike të pranimit, të cilat i vendosin universitetet apo shkollat e larta teknike si institucione të pavarura, p.sh. disa universitete kërkojnë paraqitjen e një çertifikate të zotërimit të gjuhës gjermane të nivelit B2 ose C1.

Gerlinde Tagini

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”