Austria Schulnetzwerk

Financim për nxënësit e HTL-Shkodër ne fushën e pajisjeve të IT

LajmComments Off on Financim për nxënësit e HTL-Shkodër ne fushën e pajisjeve të IT

Banka Raiffeisen në Stockerau, Austri mbështet HTL-Shkodër, Shqipëri me dhurimin e 10 stacioneve të punës për nxënësit, duke përfshirë pajisjet përkatëse.

Dorëzimi i pajisjeve të para u zhvillua më 03.01.2021 tek banka Raiffeisen Stockerau. Për shkak të situatës aktuale, natyrisht që dorëzimi u bë në përputhje me udhëzimet e higjienës përmes drejtuesit të bankës Raiffeisen Stockerau, Zotit Peter Karlik. HTL Shkodër u përfaqësua nga profesori Dominik Stocklasser, drejtues i departamentit të degës Teknikë Sistemi, i cili gjithashtu ka mundësuar këtë sponsorizim.

Shkolla HTL në Shkodër falenderon bankën Raiffeisen Stockerau për këtë mbështetje të shkëlqyer. Këto pajisje pune do të vihen në përdorim në orën e mësimit në lëndën Teknikë Sistemi dhe do të luajnë rol të rëndësishëm në arsimimin e nxënësve të shkollës HTL në Shkodër.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”