Shkolla Austriake Shkodër pati këtë vit mundësinë të prezantojë një zhvillim produkti për Shkollën e Vinokulturës dhe Vreshtarisë në Krems, Austri. Bëhet fjalë për një Public Display (ekran publik), i cili përbëhet nga 14400 RGB Led në madhësinë 1m². Projekti u planifikua, zhvillua dhe aplikua nga nxënëse dhe nxënës. Përmes bashkëpunimit me Shkollën e Vinokulturës në Krems u ndërmor një hap i mëtejshëm i rëndësishëm për mësimin sa më afër praktikës. Projekti ka një afat zbatimi prej 3 vitesh dhe do të zhvillohet dhe zgjerohet më tej nga klasa të ndryshme të shkollës sonë. Aktualisht, ndërtimi është përfunduar, ndërsa implementimi i të dhënave treguese vazhdon në orët e mësimit të viteve të pesta ne degën Sisteme Teknike. Në mes të tetorit do të prezantohet programi i parë software me të dhëna, rreth të dhënave aktuale të motit.
Një kënaqësi e veçantë ishte prania në montimin e ekranit e ish-drejtorit të Shkollës Austriake. Në kohën e tij si drejtor u vendos guri i themelit për një bashkëpunim të suksesshëm. Montimi nga Zoti Mag. Josef Fasching u realizua në shenjë përfundimi të suksesshëm të përbashkët dhe njëkohësisht, fillim i zhvillimit të këtij software.
Në implementimin e parë, gjatë ndezjes së sistemit do të prezantohet vetëm një model i rastësishëm ekrani.