Austria Schulnetzwerk

Të reja rreth sipërmarrësve tanë!

LajmComments Off on Të reja rreth sipërmarrësve tanë!

Edhe pse në krizën e virusit korona, të gjitha organizatat e konkurseve, në të cilat sipërmarrësit tanë kanë marrë pjesë, fatmirësisht kanë kaluar në versionin online të aktiviteteve të tyre, sepse për ne ia ka vlejtur.

Me anë të këtij artikulli po ju informojmë mbi ngjarjet rreth sipërmarrësve tanë dhe çfarë ka ndodhur që nga lajmet e fundit të prillit.
Përveç Jugend Innovativ (Rinia Inovative) në Austri, nxënëset dhe nxënësit tane kanë marrë pjesë edhe në Young Entrepreneurs Albania! të YEA! (www.yea.al, www.facebook.com/YoungEntrepreneursAlbania)

YEA! është një organizatë jofitimprurëse me qëllimin për të mbështetur të rinjtë në realizmin e ideve të tyre të biznesit. Perveç aktivitetit të workshop-eve dhe trajnimeve në fushën e sipërmarrjes, YEA! organizon edhe tri çmime të ndryshme të shtrira në gjithë Shqipërinë.
Këtu përfshihet edhe çmimi i planit të biznesit – për ide biznesi të pjekura dhe që kanë një produkt konkret – për plane biznesi, që janë akoma në stad fillimi dhe çmimi RYAS Changemaker – një çmim, i cili sponsorizohet nga organizata austriake Rotary Saalfelden dhe u jepet projekteve afatgjata.

Ditën e shtunë, më 9 maj, u shpallën fituesit e këtij viti të YEA!. Nga shkolla jonë shkëlqyen nxënëset e nxënësit e mëposhtëm duke fituar çmime. Ne i përgëzojmë ata përzemërsisht!

 

Çmimi i idesë së biznesit
Vendi i 1-rë: “Muji” me Antoneta Gjeka, Braian Plaku dhe Mariaklelia Mraja. Ky grup ka fituar çmimin prej 250€.
Vendi i 2-të: „Human Watch“ me Danjel Bajraktari, Denildo Lazeri dhe Anxhelo Gjonaj.

Çmimi RYAS Changemaker
Vendi i 1-rë: “momSupport” me Pamela Marku, Tom Vuksani dhe Alba Pjeshka. Ky grup, bashkë me një grup tjetër nga Shkodra, kanë fituar çmimin e 1-rë. Të dy grupet kanë fituar çmimin prej 250€.
Çmimi i planit të biznesit
Vendi i 2-të: „Infotainment System“ me Aldo Sheldija dhe Irena Bala.

 

Për grupin „momSupport“ udhëtimi vazhdon – në kuptimin e pritjes së fjalës. Koordinatorja e projektit do të shkojë në mars 2021 në Vjenë dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në finalen e sipërmarrësve të të gjithë Europës nga Youthstart. (www.youthstart.info)
Një falenderim të përzemërt kemi për skuadrën e YEA! dhe drejtorin Mag. Gernot Scheffknecht, të cilët pavarësisht vështirësive, kanë zhvilluar të gjitha konkurset dhe u kanë dhënë këtë mundësi suksesi nxënëseve dhe nxënësve.

Tani mbi Jugend Innovativ: ashtu si në shumë aktivitete të mëdha, edhe Jugend Innovativ ofron një varg çmimesh të ndryshme shtesë. Ndër të tjera përfshihen këtu çmimi i udhëtimit, çmimi i publikut dhe i ashtuquajturi #digisquadbonus. Ky i fundit, i cili shpërblehet me 300 Euro, u jepet grupeve, të cilët arrijnë të përmbledhin dhe përpunojnë aspektet digjitale dhe mundësitë për të ardhmen të projekteve të tyre në një fletë informuese.
Përsëri duhet të përgëzojmë grupin „momSupport“, duke qenë se ata e kanë fituar edhe këtë çmim.

Dhe për të mbërritur tek tema kryesore – vrapit drejt çmimit kryesor të Jugend Innovativ: Finale 2020, po vijmë! Edhe pse vetëm përmes fibrave optike, ne vijmë dyfish. Të dy grupet, Muji und momSupport, janë ngjitur në TOP 5, duke përfaqësuar kështu shkollën tonë në Finalen Federale Austriake. Juria, e cila përbëhet prej personave me emër si ekspertë, themelues dhe drejtues kompanish, pas një vëzhgimi të detajuar me „kërkesa të larta“, u shpreh „e mahnitur“ nga planet e biznesit të përpunuara aq mirë dhe gjithashtu pret me padurim zhvillimet e mëtejshme. Ne na mbetet vetëm që përmes një video-prezantimi 5-minutësh të heqim të gjitha dyshimet e mbetura tek anëtarët e jurisë dhe t’i bindim ata përfundimisht për cilësitë dhe potencialin tonë.

 

Mësueset dhe mësuesit, veçanërisht mësuesi i ITP-së Bekim Alibali, MA (Ekonomi & Menaxhim) dhe Mag. Florian Offner (Teknikë mediatike & design mediatik), që kanë udhëhequr dhe mbështetur projektet që në fillim të vitit shkollor, ju urojnë në vazhdimësi fat dhe shumë suksese!

 

Bekim Alibali, MA

 

Bashkëlidhur dy video promovuese, të cilat janë krijuar nga nxënëset e nxënësit brenda një kohe të shkurtër.

MUJI – Trailer

momSupport – Trailer

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”