Austria Schulnetzwerk

TALIS në Shkollën Austriake „Peter Mahringer”

LajmComments Off on TALIS në Shkollën Austriake „Peter Mahringer”

Në kuadër të realizimit të studimit TALIS 2024 (Studim Ndërkombëtar për Mësimdhënien dhe të Nxënit), ditën e enjte, me datë, 11. 01. 2024 përfaqësuesja e ASCAP, Mirela Kamsi Gurakuqi zhvilloi një seancë informuese me mësuesit e klasave (VI- IX) dhe drejtuesit e shkollës austriake “Peter Mahringer”, të cilët do të angazhohen në plotësimin e një pyetësori online, që do të zhvillohet në periudhën 11 mars 2024- 12 prill 2024.
Ky studim realizohet nga OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik).
TALIS synon të sigurojë një informacion të vlefshëm në kohë dhe të krahasueshëm mbi burimet arsimore për të ndihmuar vendet pjesëmarrëse të rishikojnë dhe të përcaktojnë politikat për zhvillimin e një arsimi cilësor.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”