Austria Schulnetzwerk

Takimi përgatitor, në Tulln pranë Danubit, Austri

LajmComments Off on Takimi përgatitor, në Tulln pranë Danubit, Austri

Më 09.12.03.2023 u zhvillua në Tulln an der Donau, Austri, takimi përgatitor për javën e E-Book, i cili do të zhvillohet në qershor, në Krems. Në këtë takim mori pjesë nxënësja Keona Kalaja nga viti 3A. Pjesëmarrës ishin të rinj, së bashku me mësuesit e tyre, nga 7 vende evropiane: Austria, Italia, Rumania, Polonia, Çekia dhe Hungaria.
Workshop-i filloi me prezantimin e temave të para. Të rinjtë u përfshinë në diskutime mbi programin, metodiken e E-Book, nevojat, pritshmëritë dhe dëshirat e tyre. Së bashku përpiluan dhe përpunuan në Workshop rregullat për ecurinë e punës, me të cilat të rinjtë do të punojnë gjatë javës së E-Book, në Krems. Keto tema u klasifikuan në dy grupe kryesore, duke formuar kështu bazën për tekstet e E-Book.
Në program ishin të përfshira edhe shëtitjet rreth qytetit të Tulln-it si dhe vizita në shtëpinë e lindjes së piktorit të njohur, Egon Schiele.
Ky takim ishte shumë frytdhënës dhe ne presim me padurim javën përmbyllëse të E-Book, në Krems.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”