Austria Schulnetzwerk

Shkolla Austriake pjesë e „Steam“

LajmComments Off on Shkolla Austriake pjesë e „Steam“

Ditën e shtunë, me datë 09.042022, 3 grupe nxënësish nga Shkolla Austriake morën pjesë në edicionin e parë të panairit “STEAM”, në Tiranë. Pasi secili grup pati kohë të mjaftueshme të përgatiste projektet e veta në stendat përkatëse, një juri e përbërë prej specialistëve nga fushat e ndryshme pati mundësi të dëgjonte prezantimet e 98 projekteve nga e gjithë Shqipëria. Pas këtij hapi, u vendosën edhe 10 projektet më të mira, që do të përfaqësojnë Shqipërinë denjësisht në panairin “Teknofest” në Turqi.

2 nga projektet e realizuara nga maturantët tanë u zgjodhën për fazën e mëtejshme, e cila do të zhvillohet në fund të muajit Maj. Projektet triumfuese nga shkolla jonë ishin:

  • ASTRA: Fully Autonomous Cars on Smart Roads, përfaqësuar nga Sead Osmanagiq, Antoneta Gjeka dhe Arlind Frakulla.
  • KlimaTree: Rregullator temperature ambienti, përfaqësurar nga Braian Plaku dhe Andrea Marku.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”