Austria Schulnetzwerk

Projektet e nxënësve në fizikë

LajmComments Off on Projektet e nxënësve në fizikë

Tema e projektit në klasën 3a në lëndën e fizikës ishte një „eksperiment“.

Nxënësit duhet të zhvillonin një eksperiment të vogël në orën e fizikës, të cilin gjithashtu duhet ta dokumentonin duke shpjeguar edhe sfondin fizik të tij.

Me qëllim që të zbatohej afati kohor, dokumentimi nuk u përpilua në formën e një protokolli, por si sekuencë videosh.

Përmbajtjet e videove janë të një game të gjërë, që nga përcaktimi i dendësisë, ligjet e Newton e deri tek rënia e lirë.

Përmes këtyre projekteve dhe videove rreth tyre, nxënësit jo vetëm që shpalosën dhe vërtetuan dijet e tyre në fushën e fizikës, por aplikuan edhe njohuritë që kanë në Teknikën Mediatike.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”