Austria Schulnetzwerk

Përgëzime të përzemërta: Ozea Gjoni, fituesi i konkursit të esesë në anglisht në Qendrën Linkoln, Shkodër!

LajmComments Off on Përgëzime të përzemërta: Ozea Gjoni, fituesi i konkursit të esesë në anglisht në Qendrën Linkoln, Shkodër!

Më 27 prill 2023 u zhvillua në Qendrën Linkoln në Shkodër një konkurs shkrimi në anglisht më titullin „Write now“ („Shkruaj tani“), në të cilin morën pjesë dhjetë nxënëse dhe nxënës të Shkollës Austriake: Henri Mlika dhe Jonejda Zaimi nga klasa 2a, Andis Ago dhe Tedi Zefi nga klasa 2b, Ozea Gjoni nga klasa 3a, Najda Musta nga klasa 3b, Noel Lelçaj dhe Ron Dedja nga klasa 4a dhe Anamaria Shala e Aleandro Çupi nga klasa 4b.

The most inspiring person of your life (Personi më frymëzues i jetës tënde)

U diskutua shumë edhe më parë ndër pjesëmarrësve dhe mësueseve të anglishtes rreth temave të mundshme të konkursit dhe në fund ishim mëse të kënaqur me përcaktimin e detyrës – të shkruash rreth atij personi, që të ka frymëzuar më shumë. Kjo ishte një sfidë, së cilën të gjithë e përqafuan me shumë entuziazëm.
Me 10 maj ishte dita ndarja e çmimeve, ditë tjetër e emocioneve të mëdha, pasi nuk dihej deri në moment të fundit, se kush kishte fituar konkursin. Pas dhënies së çmimit të 3-të dhe atij të 2-të u tha emri i fituesit – si surprizë e madhe dhe për atë vetë – Ozea Gjoni nga klasa 3a, me tekstin rreth gjyshes së tij, i cili mund të lexohet tek faqja e Qendrës Linkoln:

https://lincolnalbania.org/2023/05/eseja-fituese-e-konkursit-write-now-nga-ozea-gjoni/

Dhe çfarë thotë Ozea? „It was a wonderful experience to participate and win this competition. At first I did not even want to take part, but thankfully my English teacher Ms Andrea really pushed me and changed my mind. As soon as the subject of the essay was picked, I knew I would do really well. We had to write a descriptive essay about the most inspiring person in our life. I chose my grandma that I deeply love. I was so full of motivation and inspiration that I wanted to write another full page, but sadly I could not express every amazing thing about her. I’m really thankful to Lincoln Center and the school for having trust in me.”
Edhe njëherë urime të përzemërta për Ozean! Gjithë pjesëmarrësve shumë faleminderit për angazhimin!

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”