Austria Schulnetzwerk

Java e ekskursioneve në Shkollën Austriake

LajmComments Off on Java e ekskursioneve në Shkollën Austriake

Java e fundit e shkollës ishte shumë e gëzueshme dhe aktive fizikisht për shkollën tonë. Shumë klasa bënë udhëtime, aktivitete të ndryshme etj, qoftë brenda Shkodrës, apo jashtë saj.
Mëposhtë disa nga përshkrimet e ndryshme të mësuesve si dhe foto nga këto aktivitete.
– Me datë 13 qershor, klasat 9a, 9e dhe 9f organizuan një ekskursion në Latitude (Tiranë) dhe në amfiteatrin e Durrësit. Ishte një ditë e mbushur me plot emocione pozitive. Buzëqeshja ju shoqërofte përherë!
– Në fillim puna e pastaj qejfi…kështu është shprehja. Prandaj klasa 2b u shpërblye më një ditë të bukur në plazh në Shëngjin. Ishtë një udhëtim i këndshëm me autobus, shumë lojra, mot perfekt dhe drekë e përbashkët. Kështu ne filluam pushimet!
– Klasa e 6B, shoqëruar nga mësuesja kujdestare dhe mësuesja zëvendësuese kujdestare, realizuan ekskursion në Muzeun e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Ekskursioni kishte qëllim pjesën mësimore, njohjen me kafshët e ndryshme dhe pjesën argëtuese, e cila u realizua më së miri përmes lojrave me ujë në Shëngjin. Nxënësit mësuan dhe u argëtuan.
– Ditën e martë, datë 20.06.2023, klasa 3b, bashkë me mësuesit e tyre, zhvilluan një udhëtim në liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës. Pas një udhëtimi plot kthesa dhe gropa, ne shijuam lundrimin me anije dhe hedhjen ne ujin e akullt, por shumë të bukur.
– Klasa 7c mbyll këtë vit shkollor të suksesshëm për ta me një pizza-day.
– Ditën e mërkurë, datë 21.6, klasa 9c shijoi një udhëtim për në Dajt, Tiranë. Atje ata vizituan “Parkun e Aventurave”, një vend plot sfida dhe të qeshura, luajtën minigolf dhe bënë patinazh. Aktiviteti u mbyll me një drekë të përbashkët.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”