Austria Schulnetzwerk

Festë Krishtlindjeje në Bibliotekë

LajmComments Off on Festë Krishtlindjeje në Bibliotekë


Më 20.12.2018 u zhvillua në bibliotekë festa e Krishtlindjes për klasat e shtata. Klasa 8ax, si dhe disa nxënëse e nxënës nga klasa 7ax, kishin përgatitur këtë festë për klasat e shtata, duke prezantuar kështu para tyre, se si festohet Krishtlindja në Austri. Me tekste plot ndjenjë, poezi dhe këngë u shpalosën zakone dhe tradita të ndryshme. Përmes entuziazmit dhe gëzimit të tyre, aktoret dhe aktorët kontribuan në mënyrë thelbësore në krijimin e një atmosfere të mrekullueshme parakrishtlindjeje në gjithë sallën. Na mbetet të shpresojmë që të pranishmit morën një përshtypje të ndjesisë, se si festohet Krishtlindja në Austri.

Teksti: Rotraud Schrempf und Mikela Lekaj

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”