Austria Schulnetzwerk

Cilësia e shkollës sonë është shumë e rëndësishme për ne!

LajmComments Off on Cilësia e shkollës sonë është shumë e rëndësishme për ne!

Më 19 prill 2023 organizuam një pasdite Menaxhimi Cilësie në Shkollë (QM), në të cilën morën pjesë i gjithë stafi. Që para kësaj ishin mbledhur tema përmes një anketimi, të cilat do të trajtoheshin këtë ditë dhe në vijim në të ardhmen.
Fillimisht u prezantua situata aktuale e QM brenda shkollës si dhe krahasimi me shkollat e tjera jashtë Austrisë, ku u pa qartë që ne paraqitemi mirë në shumë aspekte.
Por të qëndrosh pa lëvizur do të thotë hapa pas. Prandaj në fund të pjesës së përgjithshme, në grupe të vogla, iu përkushtuam punës përmes branstorming të temave të dala nga anketimi. Veçanërisht frytdhënës ishte shkëmbimi në këto grupe, ku bashkëpunuan dhe diskutuan një përzierje mes kolegëve shqiptarë dhe atyre austriakë – kjo metodë solli shumë perspektiva dhe qasje të reja!
Idetë tanimë do të përmblidhen dhe do të formohet një ekip QM (Cilësie në Shkollë) që do të angazhohet për të punuar me to. Gjithashtu, këtë vit shkollor, do tu kërkohen edhe nxënësve tanë mendimet dhe idetë – edhe kjo sigurisht që do të hapë këndvështrime të reja dhe interesante.
Ne jemi të lumtur për rezultatet e Ditës së Cilësisë dhe urojmë bashkëpunim të mirë!

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”