Austria Schulnetzwerk

Certifikatë Oracle

LajmComments Off on Certifikatë Oracle

Më 13.04.2022, drejtori i Shkollës Austriake, Zoti Mag. Thomas Douschan ndau për 25 nxënës e nxënëse të HTL Shkodër certifikatat e mbylljes me sukses të formimit shtesë nga Oracle Database Foundation – Associate.

Në kuadër të një programi trajnues prej 3-muajsh, ofruar si lëndë me zgjedhje, pjesëmarrësit zhvilluan një provim të ndërmjetëm dhe një përmbyllës, i cili u organizua nga Oracle Academy, që është lider botëror në krijimin e bazave të të dhënave, në kuadër të një programi partneriteti me HTL Shkodër.
Kompetencat shtesë të përftuara dhe certifikata e kursit janë për nxënësit dokument vërtetimi i njohurive, që shërben në rrugën e ardhshme profesionale përsa i përket sistemit të bazës së të dhënave në firmën Oracle.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”