Austria Schulnetzwerk

Bursa bujare nga Soroptimist International Austria Club Villach

LajmComments Off on Bursa bujare nga Soroptimist International Austria Club Villach

Soroptimist International është një nga rrjetet më të mëdha ndërkombëtare nga dhe për gratë e punësuara dhe përfshihet në mbarë botën në fushën e përmirësimit të kushteve jetike për gratë dhe vajzat. Soroptimistet angazhohen veçanërisht në krijimin e mundësive, pa pangesa, për arsimim të grave dhe vajzave.
Klubi Soroptimist International Austria në Villach është një partner shumëvjeçar i Shkollës Austriake, duke mbështetur nxënëse të shumta me bursa dhe duke krijuar mundësi praktike profesionale në fusha të ndryshme në Austri.
Edhe këtë vit u mbështetën kështu me bursë gjashtë nxënëse: Ajsi, Amela, Françeska, Gentjana, Gresa dhe Jona si dhe katër nxënëse kryen praktikën profesionale në Villach.
Shkolla, si dhe nxënëset që kanë përfituar bursat dhe vendet e praktikës, falenderojnë Soroptimist International Austria Club Villach dhe drejtuesen e tyre, Zonjën Susanna Meusel për mbështetjen bujare dhe punën e tyre kaq të rëndësishme.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”