Austria Schulnetzwerk

Shkolla Austriake @ panair “Work & Study”, Tiranё

LajmComments Off on Shkolla Austriake @ panair “Work & Study”, Tiranё


Data 1 Maj ёshtё dita e punёtorёve dhe duhet tё jetё pushim? Jo pёr Shkollёn Austriake “Peter Mahringer”! Ne e pёrdorёm kёtё ditё pёr tё marrё pjesё nё panairin “Work & Study” nё Tiranё, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ndёrkohё qё qytetarёt shijonin ditёn e pushimit dhe shёtisnin nëpër stendat e panairit, me dёshirё te madhe ne prezantonim projektet e realizuara nga vetë nxёnёsit tanë. Jo vetёm qё ishte mundёsi e mirё pёr tё rinj dhe tё rritur pёr tu informuar mbi dyert e karrierës qё hapen pas pёrfundimit tё Shkollёs Austriake, por dhe njё rast pёr tё prekur fizikisht rezultatin e njohurive qё përvetёsohen tek ne. Pajisja e gdhendjes, qarqet elektrike, loja e njohur “Super Mario” e programuar nё arduino ishin tërheqëse pёr tё gjithё vizituesit e panairit.

Teksti: Frenk Kasmi

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”