Austria Schulnetzwerk

Shëtitje në Tarabosh – 26 tetor 2019

LajmComments Off on Shëtitje në Tarabosh – 26 tetor 2019


Më 26 tetor, Dita Kombëtare të Austrisë, shumë persona në Austri e kanë traditë të dalin për ecje. Kështu edhe një grup prej 30 personash, përbërë nga nxënës e nxënëse, mësues e mësuese dhe miq të Shkollës Austriake në Shkodër zhvilluan, në kuadër të kësaj dite, një shëtitje. Siç edhe vitin e kaluar, qëllimi ynë ishte maja e Taraboshit.
Nisja u bë në orën 10:00 tek ura e Bunës, pranë pedonales, nën shoqërinë e një qielli blu dhe rrezeve të shumta të diellit. Atmosfera ishte e mrekullueshme dhe të gjithë ishin të gëzuar për shëtitjen e përbashkët.
Pas rreth dy orësh kohë ecjeje dhe bisedash shumë interesante dhe gazmore, disa të lodhur e disa jo, arritem në majë, ku hëngrem diçka të vogël dhe bëmë shumë foto.
Rreth orës 15:00 ishim të gjithë përsëri tek ura e Bunws dhe vendosëm të mbyllnim ditën tonë të bukur me një pije freskuese në një lokal.

Maria Hönigsberger
Eva Kailbauer

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”