Austria Schulnetzwerk

Regjistrime

Informacione

Në shkollën tonë regjistrimet mund të bëhen:

  • Për klasën e gjashtë, shtatë dhe tetë të arsimit të detyruar, ku nuk nevojiten njohuri paraprake të gjuhës gjermane.
  • Për klasën  e nëntë të arsimit të detyruar (njëkohësisht viti e 1. e shkollës së mesme për Teknologji Informacioni) kusht është niveli A2 në gjuhën gjermane, njohuri në matematikë dhe në anglisht.
  • Tarifë rregjistrimi: EUR 50,– (pavarësisht pagesës vjetore 110.000 Lek).

Kjo tarifë nuk kthehet më!

 Dokumentet që nevojiten për regjistrim:

    • Dëftesë semestrale
    • Çertifikatë lindjeje me fotografi
    • 2 fotografi të formatit për dokumentacion
    • Fatura e pagesës së tarifës së regjistrimit
  • Për provimin i pranimit për klasat e 6-të, 7-të dhe 8-të të shkollës nëntëvjeçare nevojiten njohuri në gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe logjikë.
  • Për provimin e pranimit për klasën 9-të të arsimit të detyruar (njëkohësisht viti i parë i shkollës së mesme Teknologji Informacioni) nevojiten njohuri të gjuhës gjermane të nivelit A2 dhe njohuri në lëndët e sipërpërmendura.
  • Programet orientuese të nevojshme për përgatitjen para provimeve të pranimit merren në sekretari.
  • Nëse fituesit janë më tepër se sa shkolla mund të përballojë, atëherë bëhet seleksionimi i nxënësve sipas pikëve të fituara në provimin e pranimit.

Regjistrime-Online

Për regjistrime-online klikoni këtu.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”