Informacione te pergjithshme

Përmbajtje

Rrjeti i Shkolla Austriake
Shkollimi
Gjuhët e mësimdhënies
Matura
Perspektiva
Financimi i shkollës
Ambjenti

Rrjeti i Shkolla Austriake

Shkolla Austriake në Shkodër është një nga 8 shkollat austriake në botë të themeluara nga Ministria Austriake e Arsimit dhe Grave. Shkollat Austriake janë institucione ku ndërthuren shumë mirë me njëra-tjetrën shkollimi, kultura, gjuhët dhe njerëzit.

Ata pranojnë nxënës nga vendet mikpritëse, nga Austria si dhe nga vende tjera. Ata krijojnë lidhje shumë të forta midis elementeve thelbësore të shkollimit austriak dhe atij të vendit mikpritës.

Më tepër informacione gjeni në: www.weltweitunterrichten.at !

Kthehu

Shkollimi

Shkolla Austriake në Shkodër është një shkollë e mesme e lartë teknike sipas planit mësimor austriak me fokus në Teknologjinë e Informacionit. Ofrohet një formim i përgjithshëm dhe profesional i një niveli të lartë. Një vlerë të madhe ka formimi praktik. Detajet mund t’i lexoni në rubrikën „Shkollimi“. „Shkollimi“!

Kthehu

Gjuhët e mësimdhënies

Gjuhët e mësimdhënies janë: gjermanisht, shqip dhe anglisht. Një përqindje e lartë e lëndëve zhvillohet në gjuhën gjermane nga mësues austriakë. Për pranimin në klasën e tetë nuk nevojiten njohuri paraprake të gjuhës gjermane. Më tepër informacione gjeni në: „regjistrime“ „shkollimi”. Siehe dazu auch unter „Anmeldung“ und „Ausbildung“

Kthehu

Matura

Shkolla përfundon me maturën shqiptare dhe me maturën austriake përfshirë dhe një punim diplome.

Matura klasifikohet sipas “Klasifikimit Ndërkombëtar Standart të Arsimit”, të miratuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s: “Niveli me kodin 5 “, niveli i parë i studimeve universitare.

Së bashku me maturën nxënësit aftësohen njëkohësisht dhe për profesionin e teknikut të rrjetit të cilin kanë të drejtë ta ushtrojnë në Austri apo në një vend tjetër të BE-së.

Kthehu

Perspektiva

Matura e shkollës austriake mundëson ndjekjen e studimeve në Shqipëri, Austri ose vende të tjera në Bashkimin Europian.

Në kuadër të formimit të avancuar që ofrohet (ISCED-Level 5) disa universitete i njësojnë disa module, si rrjedhojë studimet shkurtohen 1 ose 2 semestra.

Shanse të mira punësimi.

Njohuri të shkëlqyera të gjuhës gjermane.

Kthehu

Financimi i shkollës

Shkolla është regjistruar në autoritetet shqiptare me emrin „Fondacioni Shkollor Austriak” dhe është një organizatë jofitimprurëse. Shkolla financohet nga pagesat e nxënësve dhe nga sponsorë. Mësuesi t austriakë financohen nga Ministria Austriake e Arsimit. Për më tepër lexo: „Regjistrimi“..

Kthehu

Ambjenti

Ndërtesa e shkollës u ndërtua në vitin 2008 dhe ka një sistem gjeotermik ngrohje dhe ftohje. Në përputhje me profilin shkollor, shkolla disponon përveç klasave të zakonshme edhe shumë laboratore soft-, hardware dhe të shkencave natyrore.

Kthehu

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”