Nga data 1.5. deri 3.5., një grup nga klubi ndërkombëtar „Soroptimistët“ nga Villach, bashkë me presidenten e tyre, zonjën Johanna Sadounig, vizituan Shkollën Austriake.
Klubet „Soroptimistët“ janë të përhapur në gjithë botën dhe angazhohen në përmirësimin e kushteve jetësore për gratë dhe vajzat. Ata merren veçanërisht edhe me pengesat që mund të hasin gratë dhe vajzat në fushën e arsimimit dhe formimit të mëtejshëm.
Përveç dhuratave të vogla për vajzat e 9-vjeçares, ata sollën dhe bursë për 3 nga këto vajza (përkatësisht nga firma Infineon, Dr. Lindermuth dhe Soroptimistët). Ne i falenderojmë ata përzemërsisht për këto bursa, duke qenë se ato janë siguria për frekuentimin e shkollës sonë për shumë nxënëse e nxënës.
Zonja Sadounig dhe grupi i saj, përmes një shëtitje nëpër shkollë, u njohën me historinë e saj. Ata u kënaqën nga niveli i arritur në shkollën austriake dhe punën që bëhet në të. Ne u gëzuam gjithashtu për interesin e treguar për shkollën tonë dhe shpresojmë që ata ta bëjnë atë të njohur në vendin e tyre, në Villach, me qëllim që nxënëset tona e nxënësit tanë të mbështeten edhe më tej.