Maria Hönigsberger
Java ishte shumë e bukur. Unë kam takuar shumë të rinj dhe kam kaluar një kohë të mrekullueshme me to. Prodhimi i një filmi ishte eksperiencë e re për mua, përmes së cilës kam mësuar shumë. Më ka pëlqyer shumë i gjithë programi. Jam shumë e lumtur, që pata mundësinë të isha pjesë e tij. (Sonila)
Gjatë kësaj jave unë jo vetëm që kam praktikuar gjuhën gjermane në ëorkshope dhe biseda me të rinjtë e tjerë, por edhe jam kënaqur shumë. Ishte kombinimi më i bukur për të përmirësuar njohuritë e mia në gjuhën gjermane, për të mësuar gjëra të reja rreth kulturave të ndryshme dhe për të përftuar kujtime të paharrueshme. Unë kam krijuar shoqëri të reja dhe jam shumë e gëzuar për këtë gjë. Kjo javë e ka bërë stinën e verës shumë të bukur. (Era)
Kjo javë ishte vërtet e bukur. Kam njohur shumë të rinj, kam folur gjermansiht gjithë kohën dhe kam mësuar gjëra të reja. Ishte e rmekullueshme të bisedoje me njerëz nga vende të ndryshme. Workshopet ishin super dhe ne u kënaqëm shumë. Gjithçka ishte perfekt. (Alesia)
Java e kaluar, në Krems te Austrisë si pjesë e programit eljub ishte një eksperiencë shumë e veçantë. Kontakti me grupe rinore nga shtete të tjera të Evropës na dha mundësinë të mësojmë më shumë mbi kulturat e traditat e këtyre vendeve, por edhe na tregoi që në kushtet e globalizimit, rinia evropiane po krijon gjithnjë e më tepër sjellje, deshira, aspirata dhe ëndrra të njëjta. Ishte shumë e rëndësishme për ne të realizonim, që përtej veçantisë gjuhësore e kulturore, kemi dhe shumë pika të përbashkëta. Rëndësi të veçantë pati dhe mundësia për të qenë në kontakt të përditshëm me gjuhën gjermane, si gjuhë e përbashkët komunikimi.
Një vlerë të veçantë pati vizita në kantinën e prodhimit të verës dhe lëngjeve të frutave, e cila ishte pjesë e shkollës. Vendi, ku nxënësit mësonin praktikisht profesionin e tyre, më dha një perspektivë të re mbi funksionin e arsimit.
Qyteti i Kremsit ishte i mrekullueshem në shumë aspekte (gjeografike, arkitektonike, historike). Shumë e veçantë ishte të krijonim shoqëri të reja, që i kalojnë kufinjtë shtetërorë e kulturorë. (Fiorela Tahiri)
© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”