Më 26.3.2021 shkolla jonë u vizitua nga CEO, Zonja Albana Shkurta, bashkë me drejtuesit e departamenteve të kësaj kompanie.
Nxënëset dhe nxënësit e klasave maturë prezantuan degët dhe punimet e tyre të diplomave në mënyrë profesionale, si në anglisht, ashtu edhe në gjermanisht. Pyetjet e bëra për ta morën gjithashtu përgjigje në mënyrë jashtëzakonisht kompetente.
Falenderimi shkon edhe për profesorët Andreas Kucher, Dominik Stocklasser, Florian Offner, Welat Abdall, Christoph Schratt dhe Frenk Kasmi.
Të mahnitur nga niveli i shkollës HTL në Shkodër, delegacioni mori menjëherë me vete edhe aplikime për punë.
Si përfaqësuesit e Lufthansa Industry Solutions, ashtu edhe HTL Shkodra janë të lumtur për fillimin e këtij bashkëpunimi shumë premtues.