Nxënëset dhe nxënësit e klasave maturante 5a (Teknikë Rrjeti) dhe 5b (Teknikë Mediatike) të Shkollës Austriake „Peter Mahringer“ HTL, Shkodër vizituan nga data 07.03.2024 deri më 11.03.2024 Vjenën, kryeqytetin e bukur të Austrisë, ku nën drejtimin e Zotit Bekim Alibali dhe Zotit Franz Rager ata përjetuan një përzierje të pasur përvojash përbërë nga histori, kulturë dhe arsimim.
Aventura filloi me zemrën madhështore të qytetit, Kalanë e Oborrit Mbretëror, ku nxënëset dhe nxënësit ndërmorën një udhëtim në kohë në jetën e perandoreshës Elizabeta të Austrisë, e njohur ndryshe si Sisi, ne muzeu nën emrin e saj.
Udhëtimi nëpër qytetin e Vjenës vazhdoi pasditen e së shtunës me një vizitë në Muzeun Teknik, ku nxënësit mësuan gjëra të reja nga bota e shkencës, teknologjisë dhe u njohën me ekspozita interaktive.
Në mbrëmje ata shijuan një shfaqje teatrale dhe panë musical me famë botërore “Phantom der Oper” në teatrin Raimund.
Një qëllim i rëndësishëm i udhëtimit ishte vizita në panairin e arsimimit BeSt, aktivitet ky i cili të njeh me mundësitë e ndryshme profesionale dhe arsimore, gjë që i ndihmoi ata të informohen rreth perspektivave në të ardhmen.
Ndër të tjera, pjesë e programit të këtyre ditëve ishte dhe vizita tek Universiteti i Ekonomisë, ai Teknik dhe ai i Vjenës.
Nxënësit dhe nxënëset e Shkollës Austriake „Peter Mahringer“ u kthyen në shtëpi me një horizont të pasuruar me kujtime të paharrueshme dhe me përjetimet në qytetin e mrekullueshëm të Vjenës.
Bekim Alibali dhe Franz Rager