Austria Schulnetzwerk

Sponsorizim i mrekullueshëm nga Rubicon IT GmbH

LajmComments Off on Sponsorizim i mrekullueshëm nga Rubicon IT GmbH

Më 08 maj 2023, drejtori ekzekutiv i firmës Rubicon IT GmbH, Zoti Peter Grassnig, bashkë me drejtuesin e IT-Services, Zotin Andreas Kaiblinger, i dhuruan Shkollës Austriake Shkodër shumë sisteme të forta dhe të plota kompjuterike për pajisjen e 2 laboratorëve IT, si dhe një numër të madh telefonësh modernë smart, të cilët do t’u dhurohen nxënësve më të mirë. Në kuadrin e dorëzimit u bisedua edhe për zhvillimin e një bashkëpunimi dhe u përcaktuan hapat konkretë.
Ndërmjet firmës Rubicon, e cila është një kompani model, krejtësisht inovative dhe me veprimtari ndërkombëtare dhe Shkollës Austriake Shkodër ekziston një bashkëpunim shumëvjeçar, i cili pati nismën nga Zoti Douschan. Gjatë viteve të kaluara shkollës i janë dhuruar rreth 300 PC, një pjesë e madhe e të cilëve ka qenë nga Rubicon.
Ne falenderojmë firmën Rubicon për mbështetjen e mrekullueshme dhe bashkëpunimin si dhe falenderojmë shkollën partnere HTL Mödling për organizimin e transportit.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”