Austria Schulnetzwerk

Shkolla Austriake në gjysmë-maratonën e Tiranës

LajmComments Off on Shkolla Austriake në gjysmë-maratonën e Tiranës


Ditën e diel, më 13.10.2019, u zhvillua në Tiranë gjysmë-maratona, në vrapimin prej 10 km të së cilës mori pjesë sërish edhe këtë vit Shkolla Austriake, e cila u përfaqësua nga 11 nxënës/e dhe 5 mësues/e. Pjesëmarrja e shkollës nuk kaloi pa u vënë re duke qenë se vrapueset/vrapuesit kishin të njëjtën uniformë, e cila kishte logon e shkollës.
Rruga që u përshkua përbëhej nga një rreth 5 km nëpër qendër të Tiranës dhe një 5 km përreth liqenit artificial. Pas startimit të përbashkët, grupi u nda sepse për distancën 10 km, u nevojit për secilin prej vrapuesve kohë e ndryshme vrapimi, e cila ishte dhe në përputhje me moton përkatëse „Të marrësh pjesë është e gjitha“. Secila vrapuese/secili vrapues u shpërblye në fund me një bluzë dhe një pije freskuese. Edhe këtë vit, pjesëmarrësit ishin aq të entuziazmuar nga atmosfera e aktivitetit të vrapimit saqë për një (ndoshta dhe për më shumë) nuk ka asnjë pengese për të marrë pjesë dhe vitin tjetër.
Në foto shohim grupin nga Shkolla Austriake, bashkë me një përfaqësues Ambasada Austriake dhe Erdi Smajlaj, klasa 5a, me Zotin Erion Veliaj, kryetar i bashkisë së Tiranës.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”