Ditën e shtunë, datë 23.01.2021, u zhvillua në HTL-Shkodër seminari i parë mbi teambuilding (formimin e grupeve të punës) dhe mbi konfliktet, sigurisht duke zbatuar rregullat e distancës dhe udhëzimet e higjienës. Në këtë seminar u improvizuan dhe u luajtën situata reale dhe në fund u reflektua mbi këto situata. Me ndihmën e njësive të vogla teorike dhe përmes ushtrimeve praktike, u mundësua të bëhet një përmbledhje e këtyre situatave, duke i analizuar ato sipas kritereve shkencore.
Qëllimi i aktivitetit gjysmëditor ishte përgatitja e pjesëmarrësve për punimin e ardhshëm të diplomës. Të mësuarit përmes lojrash sjell edhe mundësi më të mira të kombinimit të anëtarëve të grupeve të punës.
Pjesëmarrësit u argëtuan përmes rivënies në praktikë të situatave dhe ndërtimit të detyrave të ndryshme. Përveç ndërtimit të kompetencave në grup, u ushtruan gjithashtu kreativiteti dhe imagjinata vizuale.
Në detyrën e parë, pjesëmarrësist duhet të ndërtonin një kullë sa më të lartë me objektet e vëna në dispozicion.
Si detyrë e fundit u caktua një shembull zbatimi dhe pjesëmarrësit duhet ta kryenin këtë detyrë brenda një afati të caktuar kohor.