Nën shoqërimin e Zonjës Këshilltare Ministrie, Mag. Sabine Niemeyer (nga Ministria Federale e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit, Austri), 35 maturantet dhe maturantët përfunduan me mjeshtëri provimet, të cilat ishin të një niveli shumë të lartë.
Festa e një karati të lartë, e shënjuar nga prania e ambasadorit austriak, Zotit Dr. Christian Steiner, kryetarit të bashkisë, Zotit Bardh Spahia dhe konsullit të nderit, Zotit Gjergj Leqejza dhe prindërve të maturanteve dhe maturantëve, ishte një festë e denjë përmbyljeje për ta.
Certifkatat u shpërndanë nga dy mësuesit kujdestarë, të cilët ishin shumë krenarë për to, Mag. Eva Kailbauer dhe Ing. MMag Andreas Kucher.
Urime për „flamurin e bardhë“ për të gjithë maturantet dhe maturantët!
(Flamuri i bardhë është shenjë dalluese ndër shkolla në Austri. Domethënia: të gjithë maturantët e atij viti kanë mbyllur provimet e maturës me rezultate pozitive, pra asnje notë negative!)