Austria Schulnetzwerk

Prezantimi i punimeve të diplomës

LajmComments Off on Prezantimi i punimeve të diplomës


Dy ditët e para të prillit, në kuadër të maturës austriake, nxënësit e viteve të pesta prezantuan në mënyrë sovrane kryeveprat e tyre – punimet e diplomës. Me këto punime diplome maturantet e maturantët tanë vërtetojnë që janë të përgatitur më së miri, si për studime të mëtejshme, ashtu edhe për profesionin e inxhinieres apo inxhinierit.

Maturantët tanë punojnë përgjatë një periudhë prej 8 muajsh për realizimin e ketyre punimeve në fushën e teknologjisë, punime të cilat jane të porositura nga firma apo persona realë të fushës së ekonomisë dhe biznesit dhe që përfundohen nga maturantët tanë në në mënyrë të pavarur, duke filluar prej idesë e konceptit e deri tek produkti final.

Edhe këtë vit, punimet e diplomës jo vetëm që ishin të sofistikuara nga ana teknike, por kishte edhe tema nga fusha të tilla si inovacion & startup, mjedis & komunitet, biznes lokal dhe arsimim IT, që gjejnë përdorim të gjërë praktik dhe gjithashtu janë kontribut në mbështjetjen e ekonomisë në Shkodër.

Për të çuar me sukses deri në fund një punim të tillë nevojiten të gjitha kompetencat e përftuara gjatë viteve të shkollimit në shkollën tonë. Këtu përfshihet gjithashtu ndjesia për biznes dhe të kuptuarit e tregut, lidhja logjike dhe serioziteti, aftësitë e larta teknologjike dhe të punuarit në grup.

Në përgëzojmë me krenari nxënëset e nxënësit tanë për këtë paraqitje fillestare në vazhdën e maturës austriake dhe u urojmë shumë suksese për provimet në vazhdim.

Teksti: Andreas Kucher
Fotot: Sindi Buçaj

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”