Situata e tanishme kërkon nga secili prej nesh shumë durim dhe forcë. Prandaj është kaq e rëndësishme të nxjerrim në pah fuqinë e madhe të kombit dhe popullit shqiptar, gjëra të cilat na japin guxim dhe bëhen shembull për ne. Një kontribut në këtë fushë japin dhe videot e nxënësve tanë, krijuar në kuadër të festave të nëntorit.
Kështu, nxënësit e Shkollës Austriake „Peter Mahringer“ kanë krijuar projekte (video) mbi temën „Motherland“ (atdheu).
Projekti u ideua dhe drejtua nga Irma Dashi (Memçaj).
Ndryshe nga vitet e kaluara, ku pjesë e festave kanë qenë shfaqjet artistike si këngë dhe valle, këtë vit u zhvillua një konkurs mediatik, i cili fatkeqësisht u anullua për arsye të tërmetit të datës 26 nëntor.
Në një konkurs të brendshëm shkollor u dhanë çmime në dy kategori:
- Teknika më e mirë
- Ideja më e mirë
Fituese në kategorinë „Teknika më e mirë“ është videoja nga Alesia Kola, Alesio Pjetrani, Medina Quku, Sonila Rrustemi, Klejdis Sylja, Era Troshani:
Fituese në kategorinë „ideja më e mirë“ është videoja nga Stivi Alushi, Gerson Dibra, Daen Nehani, Braian Plaku, Engo Vucaj.
Përgëzojmë përzemërsisht fituesit!
Këtu mund të shihni videot e tjera:
- Arlind Frakulla, Pamela Marku, Alba Pjeshka, Rei Qosja, Besard Zabjaku, Danjel Bajraktari
- Ana Cobaj, Dea Gerkaj, Redis Hallunaj, Albri Hoti, Netil Kiri, Shpetim Shrelaj, Tom Vuksani
- Juled Curaj, Izabela Dodani, Drian Hoxha, Sindi Kastrati, Eni Mandija, Halisa Milla, Livia Zylia
- Jeta Alija, Ana Bushgjokaj, Irlind Doraci, Marjana Preku, Alfredo Tinaj , Kevin Xhunga