Nga data 29-31 Maj, në Shkollën Austriake u zhvilluan provimet me zë për maturën austriake, të testuara nga një komision që kryesohej nga Zonja Këshilltare Mag.ͣ Sabine Niemeyer, drejtuese departamenti për shkollat HTL në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Kerkimit në Austri.
40 nxënës, me nga 3 provime secili /secila (1 provim i degës së përzgjedhur, 1 i lëndës me zgjedhje dhe 1 i njërës nga gjuhët e huaja) u zhvilluan përgjatë kësaj periudhe 3-ditore.
Zonja Niemeyer falenderoi nxënësit dhe stafin e mësuesve, përgëzoi për rezultatet e demonstruara dhe arritura dhe u uroi të gjithëve suksese në punën në vazhdim.
Edhe ne përgëzojmë nxënësit dhe u urojmë atyre shumë sukses në provimet për maturën shqiptare!