Në fillim ishte thjesht një ide, e cila shumë shpejt u shndërrua në një fushatë madhore! Si nismë e disa nxënësve, Shkolla Austriake mblodhi veshje dhe lodra për fëmijët, të cilët kanë më pak. Shkolla e Mesme Austriake HTL ishte në këtë rast për NDIHMO – NDAJ – JETO. Ditën e mërkurë, datë 06.11.2024, gjithçka që u mblodh iu dorëzua një jetimoreje në Shkodër. Fëmijët atje ndihmuan që gjërat të mbahen dhe të futen në godinë. Kështu, së bashku, mundëm t’u vendosnim një buzëqeshje fytyrave të këtyre fëmijëve dhe të rinjve. Faleminderit të gjithëve që morën pjesë dhe mbështetën.