Në kuadër të situatës sfiduese të Covid-19, Shkolla Austriake po trajnon ndër nxënës „Koordinatorët e Covid-19“, të cilët morën përsipër përgjegjësinë e menaxhimit të situatës ne klasë mbi masat e higjienës në klasë dhe ambientet e shkollës.
Në seminarin e parë u trajtuan çështje si: rregullat e shkollës për një sjellje të sigurt dhe me përgjegjësi me njëri-tjetrin, larja e duhur e duarve, sjellja e duhur me mjetet sanitare etj.
Një falenderim të përzemërt për angazhimin dhe punën tuaj! Sëbashku jemi të fortë. Le të mbrojmë veten dhe tjetrin.