Austria Schulnetzwerk

Kontribut për Shkollën Austriake në Shkodër

LajmComments Off on Kontribut për Shkollën Austriake në Shkodër

Diten e enjte, datë 14 shtator 2023, shkolla jonë pati një vizitë shumë të këndshme nga Gerlinde Tagini, drejtoresha e shkollës përgjatë disa viteve, konkretisht nga 2008 deri 2017.

Gjatë kësaj vizite, Gerlinde dhe bashkëshorti i saj, Manfred, i cili ka qenë mësues në shkollën tonë në fillimet e saj, dhanë një kontribut monetar prej 650 eurosh.

Paratë vijnë nga Elisabeth Tagini, e ëma e Manfred, vjehrra e Gerlinde, e cila vdiq në 9 janar 2023 në moshën 93-vjeçare. Zonja Tagini vizitonte rregullisht HTL „Peter Mahringer“, ndoqi me shumë interes rrugëtimin e shkollës dhe ishte shumë e lidhur emocionalisht me këtë vend.

Në ceremoninë e ndarjes nga Elisabeth Tagini u mblodhën disa kontribute nga njerëzit me qëllim mbështjetjen e nxënëseve dhe nxënësve tanë.

Falenderim shumë të përzemërt për familjen Tagini.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”