Diten e enjte, datë 14 shtator 2023, shkolla jonë pati një vizitë shumë të këndshme nga Gerlinde Tagini, drejtoresha e shkollës përgjatë disa viteve, konkretisht nga 2008 deri 2017.
Gjatë kësaj vizite, Gerlinde dhe bashkëshorti i saj, Manfred, i cili ka qenë mësues në shkollën tonë në fillimet e saj, dhanë një kontribut monetar prej 650 eurosh.
Paratë vijnë nga Elisabeth Tagini, e ëma e Manfred, vjehrra e Gerlinde, e cila vdiq në 9 janar 2023 në moshën 93-vjeçare. Zonja Tagini vizitonte rregullisht HTL „Peter Mahringer“, ndoqi me shumë interes rrugëtimin e shkollës dhe ishte shumë e lidhur emocionalisht me këtë vend.
Në ceremoninë e ndarjes nga Elisabeth Tagini u mblodhën disa kontribute nga njerëzit me qëllim mbështjetjen e nxënëseve dhe nxënësve tanë.
Falenderim shumë të përzemërt për familjen Tagini.