Me datën 28 mars, në kuadër të lëndës së biologjisë, klasat e 8-ta takuan kardiopediatren Dr. Arketa Pllumi Guli. Ajo u prezantoi nxënësve punën e saj dhe foli rreth sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare. Takimi u realizua në formë bashkëbisedimi dhe nxënësit ishin mjaft të interesuar duke pyetur Dr. Arketën herë pas here për çështje të ndryshme të lidhura me sistemin kardiovaskular.
Falenderojmë Dr. Arketën që ishte e pranishme në këtë takim dhe nxënësit që treguan interes maksimal.