Austria Schulnetzwerk

Java e projekteve

LajmComments Off on Java e projekteve


Që nga dita e hënë, datë 10.06 deri ditën e premte 14.06., në Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ u zhvillua java e projekteve. Duke filluar që nga klasa e 7-të e deri në vitin e 4-t, nxënësit çdo ditë kanë zhvilluar mësimin në mënyrë të ndryshme nga ajo e përhershmja. Brenda 1 dite, ata kanë marrë temën e projektit për secilën lëndë, e kanë përgatitur e shkruar në klasë dhe e kanë dorëzuar, duke shmangur kështu ngarkesën e përhershme në kryerjen e projekteve, pjesë e kurrikulës dhe vlerësimit trimestral. Nxënësit ishin shumë entuziastë për këtë risi dhe rezultatet e arritura ishin edhe më të larta.
Mëposhtë, disa foto nga këto projekte interesante, ku ndër to shihen projekti i gjuhës ndërthurur me matematikën, dhe rezultat ishin gjtihashtu disa ëmbëlsira të shijshm. Nxënësit dorëzuan recetat – për lëndën e gjuhës dhe bënë matjet – për lëndën e matematikës.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”