Austria Schulnetzwerk

Java e librit elektronik në Krems të Austrisë.

LajmComments Off on Java e librit elektronik në Krems të Austrisë.

Pas takimeve përgatitore, më 01. 07 – 08. 07. 2023, u zhvillua në Krems të Austrisë, Java e Librit Elektronik, Eljub-E-Book. Shkolla jonë u përfaqësua nga Amanda Isufi, Aurora Muça, Viktor Bazhdari, Andri Hepaj.
Gjatë kësaj jave të rinjtë nga 10 shtete të tjera shkruan tekste mbi tri tema kryesore: ‘‘Sisteme shkollore të vjetëruara‘‘, “ Teknologjia dhe të rinjtë“, “Të drejtat e njerëzve dhe kafshëve“.
Tekstet janë shkruar individualisht ose në grup. Këtë vit Libri Elektronik Eljub E-Book përfshin 269 faqe dhe mund ta gjeni edhe në faqen e internetit: https://www.eljub.eu/De/eText/642/Jugend_wohin_
Përveç grupit të teksteve, gjatë javës u realizua edhe një film me minutazh të shkurtër me një nga temat e Eljub E-Book të vitit të kaluar e shkruar nga maturantja jonë Sindi Isufi. Në grupin e filmit mori pjesë nxënësi Viktor Bazhdari.
Java ishte tepër ndëraktive dhe me program të pasur kulturor. Ku ishin të planifikuara prezantimet e shteteve pjesëmarrëse, dita e kulinarisë ku grupi ynë prezantoi pjatën tradicionale shqiptare “Tave kosi“.
Vizita në hidrocentralin teknik Theiß, duke vijuar me kërcime dhe festime. Java u mbyll me një shëtitje në anije mbi Danub, nga Krems në Spitz, ku edhe u zhvillua darka përmbyllëse e javës, u prezantua libri elektronik edhe filmi i shkurtër.
Për ne të gjithë ishte një javë e paharrueshme.
Mikela Lekaj

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”