Austria Schulnetzwerk

Informacion për fillimin e vitit shkollor 2019/20

LajmComments Off on Informacion për fillimin e vitit shkollor 2019/20

Dita e parë e mësimit: 09.09.2019, mësimi fillon në orën 07:45.

Ora e parë zhvillohet me mësuesit kujdesarë, përveç klasave të reja, të cilat janë klasat e 6-ta, ato të 7-ta, klasa e 8-të e re dhe klasa e 9-të e re, të cilat zhvillojnë takim prezantimi me drejtorinë e shkollës.

Shkolla nëntëvjeçare zhvillon mësim ditën e parë të shkollës deri në orën 12:05.

Shkolla e mesme zhvillon mësim ditën e parë të shkollës deri në orën 12:55.

Që nga dita e martë, datë 10.09.2019, mësimi zhvillohet sipas orarit provizor. Orari përfundimtar do të jetë gati në fillim të muajit tetor.

Librat: ka filluar shpërndarja në librari “Gogaj”, ndërsa në librarinë “ Ora e Shkodrës” shpërndarja fillon prej datës 01.09.2019.

 

Duke ju uruar suksese për vitin shkollor 2019/20, ju falenderojmë që jeni pjesë e shkollës austriake!

 

Dir. Mag. Josef Fasching

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”