Austria Schulnetzwerk

HTL-Shkoder merr pjesë në samitin e Entrepreneurship 2022, Vjenë!

LajmComments Off on HTL-Shkoder merr pjesë në samitin e Entrepreneurship 2022, Vjenë!

Më 21 dhe 22 nëntor 2022 u zhvillua në Vjenë takimi më i madh nw rang kombwtar në fushën e Entrepreneurship Education. Përgjatë dy ditëve u zhvilluan referate, fjalime motivuese, workshop-e dhe diskutime në podium rreth temës së sipërmarrjes.
Programi i ngjeshur kishte në përbërje dhe finalen ndër nxënës/e për çmimin e planit të biznesit Next Generation.
Publiku përbehej nga nxënës/e, mësues/e, drejtorë/e, sipërmarrës/e të suksesshëm dhe personalitete nga ekonomia private, përfaqësues nga organizata të ndryshme që mbështesin sipërmarrjen si dhe politikanë nga gjithë Austria.
Vendet e përzgjedhura për zhvillimin e aktiviteteve, ku ndër to numërohen Bashkia Vjenë, hoteli Roomz në Vjenë si dhe Shtëpia e Industrisë ishin të një niveli të lartë, gjë që thekson më tepër vendin e rëndësishëm të sipërmarrjes në shoqërinë tonë.
Për të përmbushur kërkesat e veçanta të institucioneve të larta arsimore me orientim u organizua ditën e mërkurë, datë 23 nëntor 2022 një grup punë ne rang federal në fushën „Entrepreneurship Education in Engineering“ (EEE).
Ky takim u zhvillua në HTL-Mödling dhe dhe pati si qëllim zhvillimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e masave në fushën Entrepreneurship në secilën shkollë, si dhe ndërtimin e rrjetit të komunikimit dhe shkëmbimit të eksperiencave nën moton „Të mësojmë me njëri-tjetrin dhe nga njëri-tjetri“.
Skuadra e Entrepreneurship nga HTL-Shkodër, Gernot Scheffknecht dhe Bekim Alibali, dërgojnë një falenderim të përzemërt tek organizatorët e samitit dhe të takimit federal të punës për EEE dhe janë të gëzuar për pjesëmarrjen në aktivitetet e ardhshme!

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”