Shkolla profesionale rajonale ne Baden, pranë Vjenës, ka dhuruar për Shkollën Austriake në Shqipëri 40 kompjutera, 120 karrige dhe 10 tavolina në gjendje shumë të mirë.
Falenderim i veçantë për këtë bashkëpunim të frytshëm shkon për prefekturën e Austrisë së Poshtme dhe drejtoreshën e shkollës, Zonjën Mag. Evelyn Platschka.