Austria Schulnetzwerk

Festë në shkollë me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë

LajmComments Off on Festë në shkollë me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë

Pas një kohe të gjatë, në palestrën e shkollës austriake „Peter Mahringer“ u zhvillua këtë vit sërish një festë për Festën Kombëtare të Austrisë, me organizimin e së cilës u morën aktivisht drejtori ynë, Zoti Karl Mohr dhe dy kolege. Më tej, na nderuan me praninë e tyre etërit françeskanë Padër Gjerkaj dhe Patër Tinaj, nënkryetari i bashkisë Zoti Beka, kryetari i Këshillit Bashkiak Zoti Luli, sekretari i Këshillit Bashkiak Zoti Lesha, nga, nga Konsullata Austriake Zonja Leqejza, drejtuesja e Zyrës Arsimore Vendore Shkodër Zonja Kadija, specialistet nga Zyra Arsimore Vendore Zonja Smakaj dhe Zonja Gjinaj, nga Instituti i Gjermanistikës Zonja Kuttner si dhe përfaqësues dhe përfaqësuese të prindërve.
Një falenderim i përzemërt u shkon të gjitha nxënëseve dhe nxënësve dhe sigurisht kolegeve dhe kolegëve, që u treguan të gatshëm ta kthejnë këtë festë në atë që vërtet ishte: një sukses i vërtetë!

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”