Austria Schulnetzwerk

Ekspozite fotografike e 5b

LajmComments Off on Ekspozite fotografike e 5b

Ditën e premte, më 19.11.2021, vitet e 5-ta të degës Teknikë Mediatike prezantuan projektet e tyre në katin e 3-të të shkollës. Përveç printimeve në serigrafi, rëndësi pati edhe projekti fotografik i kësaj klase, ku prezantoheshin portrete të grupeve të ndryshme të profesioneve në qytetin e Shkodrës, të cilat janë tipike për këtë rajon.

Si shembull u morën fotoportretet e fotografit të famshëm, August Sander, me të cilin nxënësit janë njohur në orën e mësimit. August Sander ishte një fotograf gjerman, i cili ka fotografuar kryesisht profesione. Në portretet e tij ai pa njeriun dhe nuk diferencoi ndërmjet uniformës së punës dhe statusit shoqëror. Qoftë pronar fabrike apo sekretare, para aparatit të tij fotografik secili kishte madhështi. Projekti i tij fotografik “Njerëzit e shek. të 20-të” është një nga dokumentet më të rëndësishme të fotografisë moderne. Projekti fotografik i 5b le të jetë edhe një dokumentim për të treguar qytetin e Shkodrës dhe njerëzit e saj ashtu siç janë. Ndër to ka profesione/njerëz që ndoshta në një të ardhme të afërt nuk do të jenë më.
Pra, shumë foto janë që tani një dokument kohor.

Në klasë u bë edhe një prezantim me fotot, që nuk janë afishuar, duke ofruar kështu një krahasim mes Sander dhe fotove.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”