Austria Schulnetzwerk

Ekspozita “Atdheu”

LajmComments Off on Ekspozita “Atdheu”


“Atdheu” – titullohet ekspozita e realizuar si projekt në lëndën e Gjuhës Shqipe nga klasat e 9-ta dhe të 10-ta tw Shkollws Austriake, nën drejtimin e mësueses Brunilda Kapcari. Nxënësit shprehën dashurinë për atdheun duke punuar me përkushtim dhe realizuan punime të mrekullueshme, duke përdorur metodën e riciklimit. Kjo ekspozitë ishte një ndër aktivitetet e planifikuara për festat e 28-29 nëntorit, por për shkak të gjendjes së krijuar në vend nga termeti, ajo u mbajt më 20.12.2019.
Për nxënësit pjesēmarrës në këtë projekt drejtoria vendosi të ndante tre çmime fituese, ku juria përbëhej nga të gjithë mësuesit, të cilët votuan në mënyre anonime. Ata u shprehën se nuk ishte aspak e lehtë të perzgjidhnin fituesit.
Vlerësimet ishin:

Ideja më e mirë – Fituese: Megi Rrotani, klasa 9B
Realizimi më i mire – Fituese: Sindi Isufi, klasa 2B
Prezantimi më i mirë – Fituese: Edona Zefi, Iris Muçmeraj, Ersi Spahia, Egi Hoxha (klasa2B)

Çmimet fituese u ndanë nga drejtori i shkollës, Zoti Josef Fasching dhe nga nëndrejtore Zonja Sidita Bazhdari.

Brunilda Kapcari

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”