Austria Schulnetzwerk

Dialogu „Eljub“ në Bruksel

LajmComments Off on Dialogu „Eljub“ në Bruksel

Në kuadër të Erasmus+ dhe projektit „Eljub“, Viktor Bazhdari dhe Andri Hepaj morën pjesë në dialogun e zhvilluar në Bruksel në datat 13-15 prill. Të rinjtë nga Polonia, Rumania, Bullgaria, Italia, Hungaria dhe Çekia, kaluan së bashku dy ditë intensive dhe produktive në Bruksel. Tema e workshop-it ishte “Të rinjtë dhe BE-ja“. Ky workshop u zhvillua në ambientet e Parlamentit Europian. Aty të rinjte kishin mundësine të shihnin nga afër se si funksionon Bashkimi Evropian.
Stefan Zotti, Team-Leader në Komisionin Europian, u dha përgjigje të githa pyetjeve që iu drejtuan, si p.sh.: Çfarë bën BE-ja për të rinjtë? Si funksionon bashkëpunimi i BE-së me shtetet anëtare? etj.
Më pas u zhvillua një bashkëbisedim me Javier Jimenez Arbelo dhe Raquel Patricio Gomes, të dy përfaqësues dhe bashkëpunëtor në zyrën e medias. Ky dialog kishte si qëllim informimin mbi mënyrën se si lajmet apo vendimet e BE-së transmetohen në vendet anëtare.
Në përfundim të këtyre takimeve, të rinjtë vizituan muzeun “Shtëpia e Historisë Europiane“ duke vazhduar më pas me nje shëtitje në pjesën e vjetër të qytetit të Brukselit.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”